970×90
970×90
970×90
970×90

Berisha: Rama shiti Xhafën për të shpëtuar Dakon

Berisha: Rama shiti Xhafën për të shpëtuar Dakon

Dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka komentuar në Facebook edhe ish kryeministri Sali Berisha

“Edvini, kreu i meduzës, mafies shtetërore më të rrezikshme të Europës, shiti Xhafën për të shpëtuar Gjushin dhe lëkurën e tij”, shkruan Berisha, duke nënkuptuar kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Sipas tij, pas një beteje të furishme, opozita shqiptare ia doli t’i japë një goditje të merituar familjes mafioze Xhafaj, “Agron/Geroni në burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafën, njeriu që futi në polici të gjitha metodat e punës të mafies së policisë sekrete hoxhiste për të mbrojtur lëkurën dhe karrigen e tij”, shkruan ai.

“Në një aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzës në Shqipëri është Edvin Kristaq Rama, i cili në një moment kritik për veten e tij sakrifikoi Xhafën për Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrisë një vasal te tij”, shkruan më tej në postimin e tij në FB.

Top Channel

Related posts