970×90
970×90
970×90
970×90

Suksesi i vetëm i qeverisë “Haradinaj”

Suksesi i vetëm i qeverisë “Haradinaj”

Partitë opozitare dhe analistët politikë vlerësojnë se kryeministri Haradinaj e udhëheq një Qeveri shumë të madhe, e cila sipas tyre ka shënuar suksese të vogla. Sukses i këtij kabineti qeveritar vlerësohet procedimi i tri projektligjeve për transformimin e FSK-së, përderisa si dështime: mosliberalizimi i vizave me BE-në, mungesa e njohjeve ndërkombëtare.

Kryeministri Ramush Haradinaj udhëheq një Qeveri të madhe, në të cilën janë të angazhuar 21 ministra dhe rreth 80 zëvendësministra, por punët që i ka realizuar ky ekzekutiv përgjatë periudhës katërmbëdhjetëmujore po vlerësohen të vogla.
Partitë opozitare dhe analistët politikë i numërojnë disa dështime të koalicionit qeverisës, duke filluar me mospërmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian brenda vitit të kaluar, por as gjatë këtij viti, mungesa e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, si dhe rritjen enorme të shpenzimeve buxhetore.

Të vetmin sukses të qeverisë “Haradinaj” opozitarët e përmendin procedimin e tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndonëse edhe këtë e shohin si hap të vonuar.

Në anën tjetër, deputetë të koalicionit qeverisës thonë se brenda kësaj periudhe të shkurtër kjo Qeveri ka kryer punë të mëdha.

Related posts