
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se miratimi në parim i pakos së administratës shtetërore në Kuvendin e Kosovës, hap shtigje të reja për reforma duke përfshirë edhe fuqizimin e nivelit lokal
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në kuadrin e angazhimeve të përbashkëta me komunat, ka takuar sot përfaqësuesit e disa komunave të Anamoravës, më saktësisht kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin dhe nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Arbër Ismaili, si dhe përfaqësues tjerë të këtyre dy komunave.
“Në takim diskutuam për avancimin të mëtejmë të bashkëpunimit dhe koordinimit Qeveri – Komuna, me theks çështjet që duhet adresuar edhe më tuje në kuadër ë Forumit të përbashkët. Ishte kënaqësi të shoh rezultatet e përbashkëta që kemi arritur dhe të marr falënderime për kontributin e përbashkët në këtë fushë. Kjo ditë, ishte krejt e veçantë edhe në fushën e reformës së administratës publike, duke kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës Pakoja e Reformës (Projektligji për Pagat në Sektorin Publik; Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik)”, ka shkruar Tahiri.