970×90
970×90

Vëllai i presidentit po mbahet në Polici

Vëllai i presidentit po mbahet në Polici

Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmoi sot se vëllai i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gani Thaçi, ka qenë i përfshirë në një përleshje në mjediset e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Prokurori përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, e ka konfirmuar për Kallxo.com se Gani Thaçi bashkë me vozitësin e tij, janë duke u hetuar si të dyshuar për këtë incident.

“Të dyshuarit janë Gani Thaçi dhe shoferi i tij. I dëmtuar është z. Blerim Pushkolli. Rasti është iniciuar si sulm. Ende nuk është marrë vendim për paraburgim”, ka thënë Berisha.

Related posts