Lëndimi i Lionel Messit në shpatull është serioz dhe këtë e tregojnë edhe imazhet e fundit të publikuara.
Ai u desh ta lë ndeshjen në pjesën e parë ndaj Sevillas, ku Barcelona fitoi 4-2 në ‘Camp Nou’.
Gazeta e përditshme Sport ka ndjekur nga afër yllin argjentinas që është shfaqur në qytet me shokët e skuadrës dhe familjet e tyre.
Lionel Messi . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
Ai shihet se tashmë krahu e tij është në allçi (Gips), që do të thotë së lëndimi ndaj Sevillas ishte vërtet i rëndë.
Messi fillimisht do ta provojë shërimin në këtë mënyrë, pa kirurgji, por procesi mund të zgjasë më shumë se tri javë.
Mjekët jashtë klubit, mendojnë se tri javë janë shumë pak për riaftësimin e plotë të argjentinasit.
Barcelona e di që ai do t’i humb ndeshjet e rëndësishme me Interin, Real Madridin dhe me Interin ndeshjen kthyese të fazës së grupeve.
Do të jenë gjashtë ndeshje, që argjentinasi do t’i humbasë.
Kur Messi ka munguar nuk është se Barça ia ka dal edhe aq mirë. Katalunasit kanë luajtur pa Messin 88 ndeshje, ku kanë 56 fitore, 17 barazime dhe 15 humbje. /Telegrafi/