Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në fjalën e tij para votimit të projektligjeve për FSK-në, ka thënë se vetëm ata që janë kundër NATO-së, janë edhe kundër Ushtrisë së Kosovës.
“Historikisht Kosova ka luftu vetëm për të mbrojtur vetën. Tani duam ushtri moderne për të qenë në krah të partnerëve tanë për të mbrojtur veten. Këtë nevojë nuk e di askush më mirë se ne sepse e kemi përjetu para dy dekadash”, ka thënë Hoti.
Sipas Hotit, në këtë nismë ka përpjekje pa bazë për të nxjerrur përfitime që përfaqësojnë klanet edhe partitë.
Megjithatë, Hoti ka thënë se nuk mund të anashkalohen përpjekjet dhe meritat e LDK-së për formimin e Ushtrisë së Kosovës