Ramë Lahaj është një ndër tenorët më të famshëm shqiptar që prezanton vendin tonë në arenat ndërkombëtare.
Tenori gjatë ditës së sotme është pritur në zyrën e vetë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit me këtë rast ka shprehur kënaqësinë që ka pasur rast ta takoj artistin, i cili ka lartësuar emrin e Kosovës në qendrat më të njohura të kulturës në botë.
“Tenori prestigjioz, Ramë Lahaj, përpos që ka arritur majat personale të suksesit, ka lartësuar emrin e Kosovës në qendrat më të njohura kulturore në botë”, ka shkruar në llogarinë personale në Facebook, Haradinaj.
” Kënaqësi e veçantë të flisnim për angazhimin e tij të madh, ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore dhe të këmbenim mendime rreth ndërtimit të sallës koncertale, e cila do të jetë strehë ku artistët do t’i shpalosin veprat e tyre”, ka përfunduar i pari i qeverisë së Kosovës.
Theksojmë se Lahaj ka performuar me emra të njohur të njohur të skenave botërore duke përfshirë edhe tenorin e famshëm Placido Domingo. p