970×90
970×90
970×90
970×90

Ismet Beqiri: Do ta rrëzojmë këtë qeveri shumë shpejt

Ismet Beqiri: Do ta rrëzojmë këtë qeveri shumë shpejt

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke vazhduar me mbajtjen e e takimeve në degët e saj, ku sot zyrtarë të shumtë të kësaj partie kanë qëndruar në komunën e Obiliqit.

Është pikërisht sekretari i partisë, Ismet Beqiri, i cili ka thënë se strukturat e degës i kanë informuar për qëndrimet e LDK-së, për të gjitha çështjet aktuale politike dhe institucionale në vend, transmeton Indeksonline.

Sipas Beqirit vlerësimi i përgjithshëm është se duhet të mbahen zgjedhjet sa më shpejtë.

Postimi i plotë:

Takimi i radhës ishte sonte në Degën tonë në Obiliq, Strukturat e Degës i informuam për qëndrimet e LDK-së për të gjitha çështjet aktuale politike dhe Institucionale në vend. Vlerësimi i pergjithshëm është se jemi të gatshëm dhe sa më shpejtë duhet të mbahen zgjedhjet, në mënyrë që të ndalen këto dëme që po i bëhen shtetit nga ky koalicion i pakicës. Falenderoj Kryetarin e Degës z.Mehmet Krasniqi, Kryesinë e Degës, Kryetarët e Nëndegëve, aktivistë e veprimtar për punën e tyre.

Related posts