970×90
970×90
970×90
970×90

Çmimi Nobel për mjekësi i shkon ekspertëve që shpikën kurën e kancerit

Çmimi Nobel për mjekësi i shkon ekspertëve që shpikën kurën e kancerit

Dy shkencëtarë që kanë zbuluar si të luftojnë kancerin duke përdorur sistemin imunitar të trupit, kanë fituar Çmimin Nobel të 2018 për fiziologji ose mjekësi.

Puna, nga profesor James P Allison nga ShBA dhe profesor Tasuku Honjo nga Japonia, ka sjellë trajtime për kancerin e lëkurës. “Pika e kontrollit të imunitetit ka revolucionarizuar trajtimin e kancerit”, tha Akademia Suedeze e Çmimit.

Ekspertët thonë se kjo është provuar dhe ka rezultuar “jashtëzakonisht efektive”.

Profesorët Allison dhe Honjo do marrin çmimin Nobel prej 870 mijë eurosh.

Ndërsa pranonte çmimin, Tasuku Honjo u tha gazetarëve: “Unë dua të vazhdoj studimet e mia kështu që kjo terapi do të shpëtojë shumë pacientë me kancer”.

Profesor Allison tha: “Është një privilegj i madh emocional për të takuar pacientët e kancerit të cilët janë trajtuar me sukses. Ata janë dëshmi e gjallë e fuqisë së shkencës bazë, ndjekja e thirrjes sonë për të mësuar dhe për të kuptuar se si funksionojnë gjërat. “

Related posts