970×90
970×90

Rama reagon për herë të parë për përdhunimin e vajzës nga djali i deputetit

Rama reagon për herë të parë për përdhunimin e vajzës nga djali i deputetit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot per ngjarjen e rende, ku djali i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja eshte denoncuar nga ish e dashura e tij, per dhune, perdhunim, perndjekje dhe tortura.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me skandalin që ka shpërthyer së fundi, ku një vajzë nga Nikla ka denoncuar se është dhunuar dhe tentuar të përdhunohet nga djali i deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja, dhe më tej e ka tërhequr kallëzimin pasi është kërcënuar me jetë. Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë thotë se ngjarja nuk duhet të politizohet. Rama thotë se policia ka bërë detyrën dhe nuk i ka bërë asnjë favor djalit të deputetit të akuzuar për përdhunim, dhe i drejtohet opozitës kur thotë se nuk duhet të bëjë politikë me dhunën ndaj një vajze, e cila sipas tij është e pafalshme.

“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s’është mbi ligjin”, shkruan Rama.

Në reagimin e tij Rama nuk thotë asnjë fjalë për kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe deputetin e partisë së tij, Rraja e po ashtu as kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi. Të tre akuzohen nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu se kanë qenë prezentë në zyrën e tij kur vëllai i deputetit e ka kërcënuar me pistoletë në kokë për të mos arrestuar djalin e akuzuar për përdhunim. Te gjitha pretendimet e ngritura jane nen hetimin e Prokurorise.

Related posts