Programi i trajnimit planifikohet të zgjasë dy muaj, dy ditë në javë, gjithsej 16 ditë trajnime. Për të gjithë pjesëmarrësit KODA do të ofroj certifikatë për pjesëmarrje, ndërsa për kandidatët të cilët do të kalojnë testin mbi 95 %, do të ofrohet mundësia e angazhimit në PUNË PRAKTIKE ME PAGESË prej 140 Euro/muaj * 3 muaj.
TEMAT E PËRFSHIRA NË MODULIN ”KONTABILITETI PRAKTIK
– Kontabiliteti tatimor në Kosovë;
– Llojet e bizneseve sipas ATK-së;
– Hapja apo regjistrimi i biznesit;
– Regjistrimi në libra: Libri i shitjes, libri i blerjes (investimet dhe shpenzimet);
– Ditari i arkës;
– Evidenca e stoqeve;
– Plotësimi dhe deklarimi i të gjitha formularëve të tatimit sipas sistemit EDI;
– Përpilimi i pasqyrave financiare;
TEMAT E PËRFSHIRA NË MODULIN: PLANIFIKIM BIZNESI
Përmbledhje ekzekutive; Përshkrimi i kompanisë; Produktet dhe shërbimet; Qëllimi i biznesit; Objektivat; Analiza S.W.O.T; Analiza e tregut; Tregu i synuar;
Profili i konkurentëve; Avantazhi krahasues; Benefitet e klientëve; Vlerësim i përgjithëm i tregut; Pjesa e tregut të synuar. Trendet e tregut; Strategjia e marketingut dhe shitjes; Burimet e të hyrave; Strategjia e marketingut; Përcakimi i çmimeve; Promovimi dhe reklamimi; Strategjia e shitjes; Hulumtim dhe zhvillim; Patenta, të drejta të autorit dhe brendeve; Zhvillimi i produkteve/shërbimeve; Ekipi dhe operacionet; Organogrami i kompanisë; Ekipi/stafi; Planet për trajnime të stafit; Plani operativ; Projeksionet financiare; Parashikimet kyçe; Pasqyra e të ardhurave; Bilanci i gjendjes; Rrjedha e parasë;
Rrjedha e shitjeve; Kërkea për financim.
Për regjistrim në programin e trajnimit mund të kontaktoni në email adresën: kodakosova@gmail.com, si dhe nëpërmjet telefonit 044 419 853. Pagesa për pjesëmarrës është 150 Euro, dhe mund të ndahet në dy pjesë, përkatësisht 75 Euro para fillimit të programit të trajnimit, si dhe 75 Euro, pasi që të jetë përfunduar 50 % e trajnimit, përkatësisht në fund të muajit të parë të trajnimit. Afati i fundit për regjistrim është data 10 tetor, ndërsa trajnimi do të filloj më datë: 12 Tetor 2018.
Sinqerisht,
Ekipi i KODA-s
Adresa: Prishtine, Rr. Tringe Smajli, 100 metra nga Hotel Sirius