Kur flasim për inteligjencë duhet marrë në konsideratë ndërthurjet institucionale të aktiviteteve të inteligjencës, si shërbimet e sigurisë, shërbimet secrete dhe shërbimet speciale. Ato aparate të shtetit që zhvillojnë në zyra qeveritare apo në institute të vecanta të destinuara për këtë qëllim, aktivitete informative dhe operative me mjete jo konvencionale dhe jo të zakonshme për administrata të tjera. Legjitimimi i këtyre veprimeve vjen për më tepër në funksion të qëllimit të tyre, domethënë të sigurisë së shtetit. Një gjë e tillë shkëputet pastërtisht nga rregullat normale, për të cilat administratat e zakonshme, në një shtet të së drejtës, duhet t’i përgjigjen parimit të ligjshmërisë. Kurse në botën e inteligjencës “legjitimiteti i qëllimeve” mbizotëron mbi “legjitimitetin e mjeteve”. Natyrisht, është mjaft e qartë se kjo dikotomi e prerë midis “legjitimitetit të qëllimeve” dhe “legjitimitetit të mjeteve”. Por, në mbrojtje të interesave më të larta të shtetit, rezulton e nevojshme që të veprohet në kontrast të dukshëm me ligjshmërinë formale.
Në fakt mendohet se agjencive të inteligjencës u janë ngarkuar detyra që të mbrojnë interesat jetike të shtetit nga një seri kërcënimesh që për nga vetë origjina e tyre janë klandestine dhe okulte. Kështu, aktivitetet kundërshtuese duhet të jenë njëlloj të okultuara, po të jetë e nevojshme. Për ta bërë një gjë të tillë shpesh kalohet kufiri i ligjshmërisë. Le të mendojmë për shembull për mbledhjen klandestine të informacioneve, që konsiderohet shkelje e së drejtës ndërkombëtare. Për këtë motiv është rregull i përgjithshëm, jo i shkruar, për shërbimet e inteligjencës e thuajse të gjithë shteteve perëndimore, qënia ngurtësisht të ndarë nga organizmat e policisë, duke qenë drejtpërsëdrejti nën drejtimin e ekzekutivit.
Për t’i kuptuar funksionimin duhet hyrë në hollësi, në organizimin e shërbimeve inteligjente të vendeve kryesore perëndimore. Duhet nënvizuar një ndarje e parë e përgjithshme në bazë të metodës organizative midis vendeve të Aleancës Atlantike, me përjashtim të Spanjës e Italisë, por e vlefshme për Australinë, Zelandën e Re e Zvicrës, dhe ato të ish Traktatit të Varshavës. Metoda e parë në fjalë, e përdorur nga vendet atlantike, është e ashtuquajtura “binare”, që i jep preferencë ndarjes së organizmave kompetente për të zhvilluar aktivitete inteligjence në dy grupe: ato që operojnë jashtë vendit dhe ato që operojnë brenda tij, përgjithësisht për operacione kundërspiunazhi dhe sigurie.
Sipas këtij sistemi binar, është i pranishëm një shërbim kompetent për jashtë – si CIA në Shtetet e Bashkuara, MI6 në Mbretërinë e Bashkuar, BND-ja në Gjermani, DGSE-ja në Francë, vetëm për të dhënë ndonjë shembull – dhe një shërbim përgjegjës për aksionet e nevojshme brenda. Një shembull klasik është FBI-ja në Shtetet e Bashkuara apo britanikja MI5. Në kundërvënie me modelin binar, është i ashtuquajturi sistem “unitar” që parashikon një shërbim unik informacioni dhe sigurie kompetent si në çështjet e jashtme, ashtu edhe në ato të brendshme, siç ishte famshmja KGB. Përgjithësisht është sistemi i preferuar nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik dhe ai i atyre që ishin pjesë e ish Traktatit të Varshavës. Megjithatë, edhe vendet e ish bllokut sovjetik dora dorës po adoptojnë sistemin “binar”, duke e braktisur kështu atë unitar.
Inteligjenca amerikane
Në futjen në hollësi të organizimit të sistemit të inteligjencës amerikane, është e detyrueshme të nënvizohet se është ndër më të zhvilluarit dhe teknologjikisht më të avancuarit e botës, përveçse një prej më të famshmëve si prej meritave të shumta, ashtu dhe të po aq demeritave të shumta. Ai amerikan është një kolos i vërtetë në aspektin e inteligjencës botërore, me një komunitet që përfshin nja 100 midis enteve, departamenteve dhe zyrave që merren institucionalisht me inteligjencë. Por ngjarjet e trishtuara e 11 shtatorit 2001 i kanë zbuluar botës se sado e madhe mund të jetë struktura e inteligjencës, është e mjaftueshme një e çarë në sistem, edhe më e vogla, për ta bërë që të shembet në mënyrë të zhurmshme.
Megjithatë, është e pamohueshme që komuniteti i inteligjencës amerikane është ndër më të plotët në skenarin botëror. Ai është tërësia e agjencive federale e zyrave dhe e organizatave që e kanë kreun në Ekzekutiv dhe që kryejnë aktivitete informative dhe kundërinformative specifike në të gjitha sektorët e inteligjencës kombëtare, duke bashkëpunuar midis tyre modalitetet dhe objektivat e fiksuara në Executive Order 123331 – 2 dhe duke bashkuar në fakt tërësinë e agjencive federale e duke përfshirë në këtë mënyrë të gjithë harkun e impenjimit kombëtar amerikan në sektorin e inteligjencës.
Zyrtarisht, komuniteti përfshin 17 organizata midis agjencive, departamenteve dhe zyrave. 8 prej tyre varen drejtpërsëdrejti nga Ministria e Mbrojtjes (DOD) dhe janë:
- DIA, Agjencia për inteligjencën e mbrojtjes,
- NSA, Agjencia për Sigurinë Kombëtare,
- NIMA, Agjencia Kombëtare për Imazherinë dhe Hartografinë,
- NRO, Zyra Kombëtare për Rikonjicionin,
- Air Force Intelligence, Inteligjenca e Forcës Ajrore,
- Navy Intelligence, Inteligjenca e Marinës,
- Army Intelligence, Inteligjenca e Forcave Tokësore dhe
- USMCI, Inteligjenca e Trupës së Marinsave.
Këtyre u bashkangjiten 5 që nuk i përkasin DOD-së, domethënë që e kanë drejtimin në ministri të ndryshme nga ajo e Mbrojtjes, si Departamenti i Shtetit, Departamenti i Energjisë, Departamenti i Thesarit, Zyra Federale e Investigimit dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme. E shkëputur nga strukturat e tjera dhe krejtësisht e pavarur, Central Intelligence Agency ose CIA. Kjo e fundit është sigurisht më e lidhura, në mos më e rëndësishmja, në brendësi të komunitetit të inteligjencës. Mjafton të mendosh se Drejtori i CIA-s është njëkohësisht Drejtor i Komunitetit të Inteligjencës dhe është i informuar në mënyrë konstante nga të gjithë anëtarët e tjerë të komunitetit.
Për më tepër, vetëm CIA, DIA, NSA, NRO dhe NIMA konsiderohen me titull të plotë pjesë e Komunitetit të Inteligjencës, pasi inteligjenca është interesi i tyre parësor. Kurse organizatat e tjera kanë vetëm një sektor të rezervuar inteligjencës dhe është si sektor specifik që është pjesë e Komunitetit të Inteligjencës. Për shembull, US Navy ka një zyrë inteligjence detare anëtare të Komunitetit të Inteligjencës, kurse pjesa tjetër e Marinës Ushtarake mbështet Departamentin e Mbrojtjes në tipologji të tjera misioni.
Historikisht, në konfrontimin me botën e re multipolare, prej përvojës së mëparshme bipolare, Komuniteti i Inteligjencës amerikane fillimisht është kushtëzuarnga një sfidë të vazhdueshme me rivalin sovjetik, e përqëndruar sidomos në konfrontimin politik ushtarak. Viti 1989 me ndryshimin e shpejtë dhe radikal të skenarit botëror ka përcaktuar një rishkrim të plotë të funksioneve të shërbimeve amerikane, që u ndjenë të detyruara të bëjnë një rikonvertim rrënjësor të të gjithë aparatit teknologjik dhe njerëzor. Në mënyrë të veçantë CIA dhe NSA e kanë orientuar strukturën e tyre të fuqishme drejt spiunazhit ekonomik, sektor në të cilin vetë Shtetet e Bashkuara qenë bërë subjekt pasiv i aktiviteteve ofensive kërkimore të Francës, Gjermanisë, Japonisë, Koresë së Jugut, Kinës dhe Izraelit.
Një ndryshim i tillë u nxit fort nga vetë administrata amerikane, sidomos gjatë presidencës Clinton. Tendenca e re e imponuar nga Shtëpia e Bardhë ishte të mbështetej aktiviteti i industrisë amerikane. Në fakt, Zyra e Shkencës dhe e Teknologjisë deklaronte në një studim të përgatitur kinse për Presidentin se vlerësimi i dëmit të shkaktuar nga spiunazhi teknologjik dhe industrial i kryer kundër Shteteve të Bashkuara shkonte në pothuajse 100 miliard dollarë. Veç të tjerash, për hir të së vërtetës, qysh në vitin 1971, një memorandum i Presidentit Nixon, në “presidencë perandorake” të plotë, kishte përcaktuar hyrjën në “Intelligence Community” e Departamentit të Thesarit, me qëllim koordinimin e përpjkejeve informative me nevojat e politikës ekonomike dhe financiare amerikane.
Duhet përmendur situata e veçantë historike e momentit, dollari në vështirësi, zhvlerësimi i ti dhe, për pasojë, braktisja e barazisë së arit, pikërisht prej nevojës për t’i çliruar Shtetet e Bashkuara nga ajo barrë e rëndë (që do t’i persekutonte deri në presidencën Reagan) e borxhit publik dhe e vështirësive në eksportime. Megjithatë, qysh nga viti 1992, për t’i përmbushur në mënyrë optimale detyrat e reja të saj, CIA ka nisur që të krijojë një degë të caktuar specifikisht për sektorin: Strategic and Business Group, qëllimi i të cilit ishte që të mbështeste nga pikëpamja informative politikën e jashtme e dëshiruar nga administrata, të kontrollonte sektorët teknologjike me interes për sigurinë kombëtare dhe, në bashkëpunim me FBI-në, të ushtronte kundërspiunazhin ekonomik, përveç se të ruante kompanitë nga infiltrimi kundërshtar. Aktiviteti jashtë vendit përkthehet në kontrollin e funksionarëve të kompanive që kanë fituar tendera për qeverinë federale, në mënyrë që të shmangen rreziqe eventuale korrupsioni.
Kështu, përveç aktivitetit të CIA-s, të FBI-së dhe të NSA-së, aktive me operacionet e spiunazhit elektronik i të cilit sistemi Echelon është pjesë përbërëse, vepron Office of Intelligence Support e Departamentit të Thesarit, e konceptuar që të prodhojë situata informative për drejtuesit e sistemit ekonomik e financiar federal. Në mbështetje të aktivitetit institucional janë agjencitë private të inteligjencës që përbëjnë kompleksin e njësive informative të dëshiruara nga vetë bizneset e mëdha, për të kundërshtuar rivalet amerikane dhe të huaja qysh nga vitet ‘50. Megjithatë, nga pikëpamja kulturore, establishmenti amerikan është mosbesues ndaj mbështetjes së kompanive private nga ana e inteligjencës ekonomike. Në fakt ekziston një armiqësi e thellë kundrejt ndërhyrjes publike dhe federale në ekonomik, sidomos për sa i përket sektorit privat.
Nga ana tjetër, tendenca politike amerikane është që t’i reduktojë në minimum mundësitë e një ndërhyrjeje publike në privat. Patjetër që është më e lehtë e kundërta. Nuk janë të pamundura presionet ndaj administratës federale nga ana e lobeve shumë të fuqishme, në gjendje që të drejtojnë aktivitetin informativ zyrtar në favor të komponenteve të ndryshme të grupit të veçantë të interesuar. Ky fakt rezulton vendimtar për individualizimin e efikasitetit relativ të sistemit informativ ekonomik, pasi prej numrit të pafundëm të mjeteve, teknologjive dhe financimeve Shtetet e Bashkuara duhet të jenë në pararojë të sektorit, por në fakt ky efikasitet rezulton inferior dhe bile me shumë, me atë çka vende si Japonia e Franca, duke pasur në dispozicion struktura të kolauduara prej vitesh dhe të mirëintegruara në jetën ekonomike, janë në gjendje që të sigurojnë. Ky është një prej elementëve themelorë që mund të ndajnë në multipolarizëm sferat e influencës (më shumë se në unipolarizëm).
Kurse për sa u përket problematikave të mbetura të multipolarizmit, Shtetet e Bashkuara, prej mbulimit global të agjencive të tyre të inteligjencës dhe mundësisë për ndërhyrje planetare, janë në hap me përballimin e sfidave të tilla si luftëra informatike, përplasje etnike, neoterrorizëm apo proliferim të armëve të shkatërrimit në masë. Duke qenë vetë Shtetet e Bashkuara një objektiv “shpërblyes”, e gjithë struktura e sigurisë kombëtare është orientuar nga mbrojtja e interesave kombëtare, me kapacitete specifike, nga ana e FBI-së, në sektorin bakterologjik, dhe të Departamentit të Energjisë, me ekipin e ndërhyrjes për emergjencat bërthamore (NEST – Nuclear Emergency Security Team).