Një 32-vjecar u shpall në kërkim nga Policia e Korcës dy ditë më parë, pasi ai akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me një të moshuar.
Sipas një njoftimi të policisë, i riu me inicialet G.Z, ka qenë në gjendje të dehur, dhe në një moment ka hyrë në banesën e të moshuarës duke tentuar që ta përdhunojë.
Blutë e Korcës mësuan ngjarjes pas deklarimit të së moshuarës, dhe më tej shpallën në kërkim djalin i cili është banues në fshatin Belorta.