970×90
970×90
970×90
970×90

Strategjia e Albinit, afrohet me Berishën për ta rritur mbështetjen për VV’në në Kosovë?

Strategjia e Albinit, afrohet me Berishën për ta rritur mbështetjen për VV’në në Kosovë?

Më 17 shkurt të këtij viti, Sali Berisha kishte ecur në sheshin kryesor të Prishtinës. Turma e kishte duartrokitur më shumë se çdo lider tjetër të Kosovës e Shqipërisë.

Popullaritetin e Berishës te kosovarët ka vendosur ta shfrytëzojë pak edhe Albin Kurti, lideri i VV’së që ka pasur deri më tash lidhje speciale me Edi Ramën.

Në këtë mënyrë, Albin Kurti ka shkelur mbrëmë për herë të parë në Zyrën e Sali Berishës në Tiranë. Ka shkuar te ish-lideri i shqiptarëve të Shqipërisë për të kundërshtuar idenë e Hashim Thaçit për korrigjim kufijsh.

Kurti kohëve të fundit është duke e mbrojtur Republikën e Kosovës më shumë se çdo parti tjetër anipse deri më tash e ka kundërshtuar një projekt të tillë duke kërkuar bashkim të shqiptarëve.

Kurti i ka shkuar në shtëpi Berishën në kohën kur në Kosovë partia e tij, VV, është duke u përballur edhe me ndarjen e madhe që i kishte ndodhur me grupin e Shpend Ahmetit dhe Dardan Molliqajt.

Edhe pse doli si partia e parë pas zgjedhjeve nacionale, tash, VV nuk është partia më e madhe as në Parlament dhe udhëheq me vetëm një komunë.

Related posts