970×90
970×90
970×90
970×90

Hoti: Thaçi duhet të ndalet, PDK-së i ka humbur rruga në oborr

Hoti: Thaçi duhet të ndalet, PDK-së i ka humbur rruga në oborr

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha sot se pret mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare për rezolutën që do të prezantohet të martën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Hoti pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se një rezolutë e tillë do të ishte sinjal i qartë për presidentin e vendit se duhet të ndalet me veprimet e tij antikushtetuese për të rrënuar shtetin e Kosovës.

“Pres mbështetje për rezolutën e planifikuar të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare pa përjashtim sepse është në të mirë të qytetarëve të vendit. Është informatë e mirë që i dërgohet miqve ndërkombëtar… Është sinjal i qartë për presidentin e vendit se duhet të ndalet me veprimet e tij antikushtetuese për rrënimin e shtetit të Kosovës”, tha ai Hoti.

Duke folur për qëndrimin e PDK-së rreth mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, Hoti tha se PDK-së i ka humbur rruga në oborr.

“Mendoj se PDK-së i ka humbur rruga në oborr. I ftoj ata të bëhen bashkë me deputetët tjerë për ta aprovuar këtë rezolutë. Duhet të punojmë të gjithë në konsolidimin e shtetit dhe dëmi që është bërë nga presidenti bie edhe në PDK pasi nuk ka qenë fare e angazhuar në ndalimin e këtyre diskurseve politike kundër shtetit të Kosovës”, tha shefi i GP-së së LDK-së.

Ai tha se me aq sa është në dijeni, edhe dy partitë në pushtet AAK dhe Nisma do ta mbështesin rezolutën.

Related posts