
Kamaja, këngëtarja më e re e skenës muzikore shqiptare, sapo ka publikuar projektin e radhës muzikor. Ajo, me prejardhje është nga Strellci, por, jeton në Gjermani. Në moshën 16 vjeçare Kamaja kishte nënshkruar një kontratë për “Universal Records”, ku kishte bashkëpunuar me ta me një periudh 3 vjeçare dhe si rezultat, kishte publikuar 3 projekte muzikore me videoklip. Shkruan Gazeta Projekti. Pas kësaj, Kamaja kishte lënë anash pak muzikën për të vazhduar me shkollimin e lartë dhe pasi pëfundon me sukses, ajo vendos edhe një herë ti rikthehet profesionit të saj të parë. Me një stil shumë unik ajo paraqitet nën përkujdesjen e kompanisë më të madhe muzikore ‘Arkiva Shqip’, me këngën ‘Besamo Mucho’ një gërshetim mes 3 gjuhëve, shqip, anglisht dhe spanjollisht, një projekt muzikor i cili lenë shumë për të dëshiruar. Kamaja është edhe tekst shkruese dhe producente, ku pritet të jetë prezent edhe tregun ndërkombëtar. Shkruan Gazeta Projekti