Angela Martini në pushime luksoze me bashkëshortin në Santorini
Bukuroshja Angela Martini është duke shijuar jetën e saj martesore me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa jetojnë tash e sa kohë së bashku në ShBA.
Së fundmi, Angela dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë të merituara pushimi.
Ata kanë zgjedhur ishullin luksoz Santorini, si destinacionin e tyre për pushime.
Ka qenë bukuroshja Martini ajo e cila ka ndarë me fansat disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft joshëse rrugëve të ishullit.
“Çka nëse mund të them se nuk ka ndonjë rregull? Dua të luaj, të luaj përreth”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e njërës prej fotografive.
E njëjta ka marrë shumë komplimente nga fansat e shumtë për dukjen e saj tërheqëse.