970×90
970×90
970×90
970×90

Dua befasohet nga i dashuri dhe shoqëria për ditëlindje: Faleminderit për urimet, do iu përgjigjem së shpejti

Këngëtarja e njohur shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka festuar sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 23-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Dua po e feston ditëlindjen në prani të shoqërisë dhe familjarëve në Ibiza të Spanjës.

Pas shumë e shumë befasive e dhuratave nga fansat, ajo vendosi që të bëjë një falënderim në rrjetin social Instagram.

Dua publikoi disa fotografi ku shfaqej me disa balona, ndërsa falënderoi të gjithë fansat për urimin.

“23 më gjeti mua të brishtë!! Faleminderit për të gjithë ata që e kanë bërë vitin tim kaq të veçantë. Fansat e mi, familja ime dhe miqtë e mi. Unë jam kaq me fat që kam njerëzit më të mirë përreth meje. Unë do të ju përgjigjem shpejt, vetëm se duhet të shkoj të shtrihem në diell deri sa truri im te shkrihet nga ‘kokëdhembja’ për tu përgatitur për sonte përsëri”, ka shkruar këngëtarja Lipa në Instagram.

Përndryshe, ajo gjatë ditës është befasuar edhe me lule dhe tullumbace nga i dashuri i saj, Isaac Carew.

Related posts