Tri shqiptare të nominuara, por vetëm njëra është ndarë me një çmim të fituar.
Rita Ora është fituesja e parë shqiptare e ndonjë çmimi në MTV Video Music Awards.
Bukuroshja jonë ishte prezente në ngjarjen më madhore të muzikës që u mbajt në qytetin e New Yorkut.
Këngëtares i takoi çmimi i kategorisë “Best Dance (Vallëzimi më i mirë)”, të cilën e mori në saje të bashkëpunimin me DJ e ndjerë Avicii me këngën “Lonely Together”.
Krahas saj ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare Bebe Rexha, të cilat ishin së bashku në skenën gjigante në New York.
Por, para se të ngjiten në skenë, në tapetin e kuq dyshja ka dhuruar spektakël duke shkëmbyer puthje në buzë njëra-tjetrën.
Një fotografi të tillë e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram 28-vjeçarja Rexha, e cila në prapavijë dëgjohet duke thënë se Rita është shqiptarja e parë që ka fituar një çmim në MTV VMA.
Edhe Bebe Rexha theksojmë se ishte e nominuar në kategorinë “Best Collabaration (Bashkëpunimi më i mirë)” në saje të bashkëpunimit me Florida Georgia Line në këngën “Meant to Be”.
Ndryshe, Dua nuk ka fituar asnjë çmim edhe pse ishte e nominuar në katër kategori të ndryshme.