Bashkatdhetarët edhe në këtë vit po ballafaqohen me pritje të gjata në pikë kalimin kufitar që lidh Kosovën me Serbinë, konkretisht në Merdare. Kolona të gjata me kilometra janë në pjesën e Kosovës në drejtim të Serbisë, ku bashkatdhetaret i kanë kryer pushimet dhe janë duke u kthyer. E, arsyeja pse ka kolona të gjatë në Merdare qëndron fakti se aty punon veç një sportel,shkruan Gazeta Projekti. Në të njejten menyrë mërgimtarët maltretohen çdo vit shumica familjar dhe me fëmijë të vegjel duke pritur deri ne 9 orë.