970×90
970×90
970×90
970×90

Hashim Thaçi: Deklarata e Merkelit ka munguar gjatë – jam kundër ndryshimit të kufijve

Hashim Thaçi: Deklarata e Merkelit ka munguar gjatë – jam kundër ndryshimit të kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përpos që e ka përshëndetur deklaratën e Kancelares së Gjermanisë, Anglea Merkel – e cila ka thënë se ‘nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor’, ka theksuar se një deklaratë e tillë ka munguar kohë të gjatë.

“Ata pajtohen se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet dhe të arrihet marrëveshja mes palëve që do të përshëndetej nga BE dhe SHBA. Është e domosdoshme që të arrihet marrëveshja sepse pa një të tillë të dy vendet nuk do të mund të lëvizin në perspektivën evropiane. Është momenti që Kosova dhe Serbia çështjet reciproke t’i përmbyllin përgjithmonë”, ka thënë Thaçi në Info Magazine.

“Idenë e korrigjimit të kufirit do të vazhdoj ta shtyj përpara – kërkesën e institucionalizuar të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që të bashkohen me Kosovën. Kjo nuk nënkupton ndarje, shkëmbim territoresh dhe as autonomi të ndonjë ‘Republika Serbska’”.

“Natyrisht se duhet t’i vëmë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë. Sa më herët që përmbyllet kjo çështje aq më mirë për të dy vendet”.

Në këtë pikë Thaçi ka pohuar se nuk shikon me vija të hartave lokale, por që sheh në hapësirë të gjerë të kufijve evropianë.

“Jam kundër ndryshimit të kufijve, nuk pajtohem me asnjë çmim që të krijohet ndonjë autonomi e ndonjë ‘Republika Srpska’”.

Related posts