970×90
970×90
970×90
970×90

Martha Ellis Gellhorn, e vetmja grua që zbarkoi në Normandi

Martha Ellis Gellhorn, e vetmja grua që zbarkoi në Normandi

Ndoshta shumë lexues e dinë se cila ishte Martha Ellis Gellhorn, por për ata që ende nuk e dinë mund të thuhet se nuk është nga ato personazhe filmash lufte, në fakt ishte e vetmja grua, nga sa dihet që zbarkoi në Normandi në D-Day duke luajtur rolin e një reportereje të Luftës së Dytë Botërore, para së cilës kishte qenë reportere e Luftës Civile spanjolle dhe shumë reportazhe që do të vinin më vonë. Sigurisht që kjo jetë e guximshme mbetet në sfond kur prezantohet si bashkëshortja e Ernest Heminguejit. Në fakt ishte gruaja e tretë e shkrimtarit, të cilin e njohu në krishtlindjen e 1936 në Cayo Hueso. Ishte e para që ishte më e re se ai, kishte lindur në 1908, i ati ishte gjinekolog me origjinë gjermane, e ëma Edna dhe kishte 2 vëllezër Valter dhe Alfred, të dy profesorë të njohur universitarë për drejtësi dhe mjeksi. Edna, që jo më pak ishte Edna Fischel Gellhorn, një sufragjiste ( e lëvizjes sufragjiste) që mori pjesë në themelimin e Ligës Kombëtare të Grave për Votim dhe që mbronte votën femërore.

Ishte ajo që shënoi karakterin e së bijës sepse e përfshiu qysh të vogël në luftën për të drejtat e grave. Në vitin 1927 filloi të punojë si gazetare për “The New Republic”, artikujt e saj duhet të jenë pëlqyer, derisa vendosi të shkonte në Europë për të qenë korrespondente. U vendos në Paris në 1932 në shërbim të agjencisë “United Press” dhe për “Vogue” duke e alteruar këtë punë me pjesëmarrjet pacifiste që do t’i përshkruante dy vite më vonë tek libri i saj i parë “What mad pursuit”. U kthye në Amerikë nga një ofertë e Harry Hopkins, këshilltar i Ruzveltit. Martha ishte inspektore për Fera-n duke mbledhur të dhëna mbi situatën e nevojës për njerëz në Karolinën e Veriut, më pas bashkëpunoi me fotografen Dorothea Lange. Nga ky bashkëpunim doli një seri informacioni i shkruar dhe grafik që sot janë shumë të nevojshëm për të studiuar atë periudhë, e cila nga ana tjetër i shërbeu asaj për të krijuar një libër tjetër “The trouble I’seen” i publikuar në 1936. Ky ishte viti që koincidoi me Heminguejin në Florida. Lidhën miqësi dhe më pas shkrimtari u nda nga Pauline, gruaja e dytë, për të bashkëjetuar me Marthën në shtëpinë Vigia, rreth 61 metra katrorë rreth 20 km nga Havana.

Ranë dakord të shkonin në Spanjë, ku një grusht shteti ushtarak vendosi Luftën Civile. Ai udhëtoi si korrespondent për Nana-n (north american newspaper alliance) dhe i shoqëronte kineasti hollandez, Joris Ivens që po filmonte filmin “Tokë spanjolle”. Martha u kontaktua nga revista Collier’s Weekly, pionere në gazetarinë investigative dhe me një linjë editoriale mbrojtëse të reformave sociale. Në Spanjë konsoliduan marrëdhënien e tyre. Pasi kishin festuar Krishtlindjen në 1937, ajo u nis drejt Çekosllovakisë për të raportuar lulëzimin e regjimit nazist. Si dëshmi të kësaj periudhe do të publikonte në 1940 romanin e saj të parë “A stricken field”. Pas mbarimit të Luftës Civile ajo nuk u kthye në vendin e saj, por lëvizi në vende ku lufta ishte më e nxehtë që nga Finlanda deri në Singapor, duke kaluar nga Hong Kongu, Birmania dhe Britania. Në 20 nëntor 1940 ajo dhe Hemingueji u martuan dhe u vendosën në vilën në Sun Valley, Idaho, edhe pse gjatë dimrit shkonin në shtëpinë e tyre në Kubë.

Në atë vjeshtë Hemingueji publikoi “Për kë bien këmbanat?”, një roman i vendosur mbi luftën spanjolle që e shkroi për dëshirën e Marthës me të cilin fitoi çmimin “Pulitzer”. Suksesi profesional nuk reflektoi në atë personal. Martesa ishte një dështim që nga fillimi, sepse shkrimtarit nuk i pëlqenin mungesat e gjata të së shoqes. Në janar të 1941 Collier’s Weekly e dërgoi në Kinë dhe ai e shoqëroi kudo, por buzëvarur sepse nuk i pëlqente vendi. Kthim i nxituar në Amerikë për shkak të Lufës Botërore, por kur Martha u vendos në Itali në 1943 për të mbuluar avancimet aleate, ai e qortoi përmes një korrespondence duke e pyetur, nëse ajo ishte korrespondente apo gruaja e tij. Megjithatë më e keqja do të mbërrine më vonë. Duke ditur se aleatët po përgatisnin operacionin Overlord, një zbarkim i madh në brigjet franceze që do të hapte një front të ri, ajo vendosi të ikte në Angli me idenë që të informonte që nga linja e parë. I shoqi, jo vetëm që nuk e ndihmonte, por kur i jepej mundësia e pengonte. Ai në kryeqytetin britanik kishte njohur një gazetare tjetër, Mary Welsh nga revista “Time” me të cilën mbante një romancë. Në këtë kuptim tradhtia ishte reciproke sepse Martha pati një histori dashurie me një ushtarak, James Gavin, komandant i përgjithshëm i divizionit ajror 82. Martha nuk u smbarps, ishte e vendosur për të shkuar aty ku ishte lufta. Kur zbriti në Londër shkoi të shihte Heminguejin në spital që ishte shtruar për shkak të një aksidenti me makinë nga ku u ndanë dhe shkuan secili në rrugë të vet për të mos u parë deri në momentet e fundit të luftës, 6 muaj pasi ishte firmosur paqja dhe shkrimtari u martua me Mary-n. Ajo u fsheh në shërbimet e një anijeje – spital dhe kur vala e parë e zbarkimeve siguroi brigjet e Normandisë, ajo zbriti në tokë me ekipin shëndetsor e veshur me një uniformë barrelë-mbajtëse. Ishte e vetmja grua mes qindra-mijëra burrash që shkelën tokën franceze në 6 qershor 1944. I shoqi ishte edhe aty, por nuk u lejua të largohej nga mjetet e tyre për shkak të ndonjë sulmi të një figure të tillë letrare amerikane.

Guximi i Marthës në atë ditë nuk ishte një episod i izoluar. I ndoqi trupat në avancimet përmes Europës dhe ishte ndër të parat që informoi botën për tmerrin e kampit të përqendrimit në Daçu, në të cilin shkeli vetë. Më vonë u kthye në Londër për t’u divorcuar, kishte jetuar 4 vite me Heminguejin dhe kishte një listë të gjatë meshkujsh: sipërmarrësin Laurence Rockefeller, gazetarin William Walton, mjekun David Gurewitsch dhe botuesin e “Time”, Mathews me të cilin do të martohej në 1954 dhe do të divorcohej në 1963. Pas divorcit vazhdoi të ushtronte profesionin e saj. Ishte në luftën e Vietnamit si dhe në konfliktet arabo-izraelite, misione që e ndanë nga Sandi, jetimi italian që kishte adoptuar në 1949, por që nuk e ndalën në publikime si në ese, ashtu edhe në letërsi. 70 vjeçare shkoi në Amerikën Qendrore për të informuar mbi luftrat civile që pushtuan vendin në atë rajon në 1979 (Guatemalë, Salvador, Nikaragua..). Në 1989 bëri të njëjtën gjë me pushtimin amerikan të Panamasë. Sigurisht që vitet bënin punën e tyre dhe filluan të shiheshin shenjat, vuante nga katarakti që i operoi, por që e lanë gjysëm të verbër, por që nuk ia shuajtën dëshirën për të punuar. Në 1998 u prek nga kanceri dhe vendosi t’i japë fund jetës me një kapsulë cianuri. Ishte fundi i një jete të guximshme dhe frenetike të një gruaje të vendosur për t’u njohur dhe vlerësuar nga vetë ajo, aq sa kur u intervistua kërkoi të mos përmendej Hemingueji sepse e mohonte faktin të ishte një shënim në fund të faqes së jetës së shkrimtarit. / labrujulaverde – bota.al

Related posts