970×90
970×90
970×90
970×90

AKR mbetet pa Zëvendëspresidente, zbardhen detaje pse Reshitaj shkoi te Haradinaj

AKR mbetet pa Zëvendëspresidente, zbardhen detaje pse Reshitaj shkoi te Haradinaj

Partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja, tradicionalisht përballet me largimet e zëvendëspresidentëve. Prej themelimit të partisë Pacollët e kanë këtë pozitë terse. Janë disa emra të njohur që braktisën këtë pozitë edhe jo të ulët brenda partisë. Mimoza Kusari, Dardan Gashi, Ibrahim Gashi, Ibrahim Makolli, Korab Sejdiu e së fundmi edhe Albena Reshitaj. Kjo e fundit ende pa dhënë dorëheqje formale kaloi si Këshilltare e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Burime të Express kanë treguar se Reshitaj iku nga Ministria pasi nuk pranoi të nënshkruante një tender për Brezovicën.
Të gjithë emrat më lartë shtegtuan nëpër parti e pozita të tjera. Aktualisht nuk dihet se kush do ta plotësojë pozitën vakante të AKR-së. Për këtë çështje nuk ka dhënë koment nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri. I kontaktuar nga Gazeta Express Bahtiri nuk u përgjigj më pas nuk e hapi telefonin.

Sidoqoftë, ikja pa asnjë shpjegim e Albena Reshitajt nga posti i ministres së Ambientit në pozitën e këshilltares së Haradinajt, vazhdon të mbetet e paqartë. Aktualisht Albena Reshitajt ka hyrë në mesin e dhjetari këshilltarëve të Kryeministrit.

I vetmi nga AKR-ja që ka folur për kalimin e Reshitajt prej AKR-së te Ramush Haradinaj është Fatmir Matoshi.

Matoshi deklaroi se Reshitaj e ka degraduar pozitën e zv.presidentes së AKR-së.

“Nuk është qëndrim i partisë por mëndim i imi, zonja Reshitaj e ka degradu pozitën e zv. presidentit të AKR-së”, deklaroi Matoshi, për FRONTAL të T7.

Ai shtoi se nuk shkojnë të dyja bashkë edhe pozita e këshilltares te Haradinaj edhe pozita e zv.presidentës së AKR-së.

“Nuk mund të shkojnë këto dyja bashkë, edhe të jetë këshilltare e Kryeminsitrit edhe të jetë zv.presidente e AKR-së. Realisht këto nuk shkonë mirë mes veti”, tha Matoshi.

Lidhur me vendimin e Reshitajt ai tha se do të vendosë struktura e partisë.

“Por sido që të jetë vendimi do të jetë i strukturave të partisë, i këshillit drejtues, ne jemi parti liberale nuk ngutemi ne marrjen e vendimeve. Zakonisht i lëmë të tjerët që të refleoktojnë vetë prej gabimeve të veta”, tha Matoshi.

Ndërkohë është raportuar se largimi i Reshitajt nga pozita e Ministrit kishte ardhur pasi Sekretari i AKR’së kishte nisur një fushatë kundër saj në portalin privat.

Ndërkohë, burime të Express brenda Qeverisë kanë thënë se largimi i Reshitajt ka ardhur për shkak se ajo nuk është pajtuar të nënshkruajë një tender për Brezovicën, në të cilin ishin të përfshirë Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli. Në gjithë këtë histori, sipas burimeve, Reshitajt i ishte incizuar një bisedë që kishte pasur me Agim Bahtirin, për disa projekte të Mitrovicës.

Albena Reshitaj, e cila njoftoi se po largohet për çështje personale nga Ministria e Ambientit, menjëherë kaloi në Kabinetin e Kryeministrit Haradinaj.

Ajo nuk ka pranuar ende të thotë asnjë fjalë për transferin që ka bërë nga AKR te Haradinaj.

Burime të Express kanë thënë se Ramush Haradinaj është i njoftuar tërësisht për problemet që ka pasur Reshtiaj dhe të njëjtës i ka sygjeruar të raportojë të gjitha detajet në Prokurori te Aleksander Lumezi.

Related posts