Por çfarë nënkupton ky term?
“Bëhet fjalë për korrigjime të vogla komzetike, që ndikojnë në një numër të vogël fshatrash në afërsi të Bujanocit dhe Mitrovicës”, thotë fillimisht diplomati austriak, transmeton lajmi.net.
Sipas Petritsch “korrigjimi kozmetik”përmes disa fshatrave, nuk do të ketë asnjë ndikim në vendet e tjera të rajonit, dhe për këtë arsye nuk mund të ketë frikë për konflikte të reja.
Madje ai propozon që BE-ja, OKB-ja dhe OSBE-ja të nënshruajnë një deklaratë sipas së cilës “asnjë shtet tjetër as Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Shqipëria nuk kanë të drejt për marrëveshje të ngjashme”.
“Unë mendoj se është koha për të përfunduar një zgjidhje të pranueshme dhe të mbështetët nga serbët etnikë në Kosovë në të dy anët e lumit Ibër. Edhe pas korrigjimeve të vogla, Kosova dhe Serbia do të mbeten multientike dhe të drejta dhe përgjegjësi të barabarta. Unë kam mbrojtur gjithmonë kufijtë ekzistues, por në raste të rralla duhet të mendojmë dy herë”, tha diplomati austriak për Blicin serb.
“Kjo do të thotë që asnjë shtet tjetër nuk mund të mbështetet në marrëveshjen serbo-kosovare si një model për zgjidhjen e problemeve. Do të ishte shumë e rëndësishmë nënshkrimi i një deklarate që ky do të ishte korrigjimi i fundit. Në të kundërtën kjo do të ndihmonte në zgjidhje të ngjashme dhe konteste të izoluara në rajon si rasti me Kroacinë dhe Slloveninë”, thotë tutje Wolfgang Petritsch.
Sipas tij, zgjidhja ndërmjet Kosovës dhe Serbis është me rëndësi jetike për të dyja shtete.
“Vuçiqi e lidh karrierën e tij politike me zgjidhjen me Kosovën. Njëjtë si edhe Thaçi. Asgjë nuk do të ishte më e rëndësishme sesa popujt e ish-Jugosllavisë të jetojnë në mënyrë demokratike. Shpresoj se do ta shoh këtë të ndodhë gjatë jetës sime”, përfundon ai.
Ndryshe në lidhje me këtë temë diplomati austriak ka pasur disa replika edhe me Daniel Server, analist politike për temat e Ballkanit. /Lajmi.net/