Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, me ç’rast i dhuroi “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin “Sunny Hill”.
Kryetari Shpend Ahmeti ka falënderuar Duan që po e vendos Prishtinën në hartën botërore me koncertet dhe me sukseset e saj.
Ndërsa, Dua u shpreh të jetë e lumtur që do të performojë për të dytën herë para adhuruesve të saj në Kosovë, për të cilët ndihet mirënjohëse.
“Ky është vetëm fillimi për ecjen dhe përparimin e artit dhe kulturës së Kosovës që do ta bëjmë së bashku. Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme që më jepni, pa juve s’do të isha këtu, sepse e di që më keni mbështetur duke dëgjuar këngët e mia”.
Përndryshe, kjo është hera e parë që kryetari Ahmeti ka dhuruar “Çelësin e Prishtinës”.