Në njoftim nuk bëhet e ditur se kush do t’u drejtohet mediave, por vetëm njoftohet se konferenca është thirrur në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi të martën mbrëma në fshatin Brekoc të Gjakovës.
“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë që sot me datë 10.08.2018, të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Policia e Kosovës. Konferenca i dedikohet rastit të vrasjes së rëndë të ndodhur me 07.08.2018 në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton lajmi.net.
“Për të dhënë informacione dhe detaje më të hollësishme rreth këtij rasti, panelist do të jenë zyrtar nga Policia e Kosovës dhe zyrtar nga Prokuroria Themelore e Gjakovës”, thekson njoftimi.
Në po të njëjtën orë, në Gjakovë është thirrur një protestë për të ngritur zërin ndaj vrasjes së grave – siç ishte rasti i fundit në këtë komunë kur një burrë vrau me kallashnikov gruan e tij dhe vajzën 9 vjeçe.