Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se bjeshkët e Rugovës janë bërë atraktive falë vizionit dhe investimeve që janë bërë viteve të fundit.
“Bjeshkët e Rugovës vitet e fundit janë bërë edhe më atraktive falë vizionit dhe investimit të bërë me shumë sakrifica e dashuri nga z. Skënder Thaçi dhe familja e tij. ‘Magra Austria’ është një hotel i mrekullueshëm alpin por më e mrekullueshme është mikpritja e Skënderit, Artilit dhe gjithë stafit. Duke i falënderuar për gjithë kujdesin e tyre i siguroj se do të rikthehem te ‘Magra Austria’ shumë shpejt”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.