Trump ofroi një “shfaqje teatrale” natën e së enjtes në një shtet të cilin rrëmbeu demokratëve në vitin 2016, e ku do të zhvillohet një garë e ashpër për një vend në Senat, për të cilin ai do të përpiqet ta kalojë në favor të republikanëve në vjeshtën e këtij viti.
Por, gara mes republikanit Lou Barletta dhe senatorit demokrat në detyrë prej dy mandatesh, Bob Casey, u la disi në hije nga sulmi i Trumpit ndaj medieve, që vjen mes një sfondi antagonizmi ndaj gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë dhe armiqësisë së treguar nga mijëra vetët e pranishëm në arenën Wilkes-Barre.
“Çfarë ka ndodhur me shtypin e lirë? Çfarë ka ndodhur me raportimin e ndershëm?”, pyeti Trump duke iu drejtuar të pranishmëve të medies në pjesën e pasme të sallës. “Ata nuk raportojnë më, thjesht po trillojnë disa histori”.
Herë pas herë Trump e ka denoncuar shtypin për nënvlerësim të arritjeve të tij dhe vënien në dyshim të rritjes politike të tij. Ai ka sulmuar ashpër medien për zvogëlimin e asaj që ai arriti në samitin e Singaporit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ai sulmoi edhe pyetjet e ashpra që mori në Helsinki, kur u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, muajin e kaluar.
Ndaj dje, ai e nisi fjalimin e tij me një përkujtim 10-minutësh të natës triumfatore të zgjedhjeve të vitit 2016, ku u ankua se Pennsylvania nuk ishte shteti që afroi Shtëpinë e Bardhë me te vetëm për shkak se “lajmet e rreme refuzuan ta përmendnin atë”.
“Ata po vuanin atë natë, po vuanin tej mase”, tha Trump duke iu referuar analistëve gjatë natës së zgjedhjeve. Më pas premtoi se shteti Keystone do t’ia japë atij fitoren “herën e ardhshme”, për të shtuar se “vetëm ngjarjet negative nga ata që raportojnë lajme të rreme mbështeteshin atje”.
Pas çdo denoncimi, turma vërshëllente dhe bërtiste ndaj shtypit që ndodhej i pranishëm pas salle.
Performanca e zjarrtë e tij erdhi vetëm pak orë pasi Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë për Shtypin, Sarah Huckabee Sanders refuzoi ta distanconte veten e saj nga vlerësimet e mëparshme të Trumpit se, media është “armiku” i popullit amerikan. E pyetur me këmbëngulje gjatë një seance informuese nga Shtëpia e Bardhë mbi këtë çështje, Sanders tha se Trump “e ka bërë të qartë pozicionin e tij”./Top Channel