970×90
970×90
970×90
970×90

8 gjëegjëza të vështira për t’u zgjidhur. Po ti, a mund t’i zgjidhësh pa e lexuar përgjigjen e saktë?

8 gjëegjëza të vështira për t’u zgjidhur. Po ti, a mund t’i zgjidhësh pa e lexuar përgjigjen e saktë?

Tre mjeke thanë se Roberti ishte vëllai i tyre, mirëpo vetë Roberti tha se nuk kishte vëllezër. Kush po gënjen në këtë rast?
2. Në një akuarium të madh të mbyllur ishin 10 peshq. Pesë prej tyre ngordhën,ndërsa katër notuan shumë larg dhe nuk i shihje dot. Sa peshq mbetën në akuarium?

3. Dy persona po luajnë shah. Kanë bërë pesë lojëra deri tani dhe secili thotë se ka fituar tre herë. Si është e mundur diçka e tillë?

4. Numrit 40 shtoji 1000. Shtoji sërish 1000. Shtoji 30. Shtoji 1000. Shtoji 20. Shtoji 1000 dhe në fund shtoji 10. Sa del rezultati?

5. Çfarë qëndron ndërmjet qytetit dhe fushave të fshatrave të tij, por që nuk lëviz?

6. Mosha e babait dhe e djalit së bashku po të mblidhen japin 66. Mosha e babait është sa mosha e djalit, por e lexuar në anën e kundërt. Sa vjeç janë secili?

7. Mundesh të përmendësh dot 5 ditë të njëpasnjëshme të javës, por pa i thënë ato me emrat që mbajnë realisht?

8. Të pesë motrat janë të zëna duke bërë diçka. Ana po lexon, Mira po gatuan, Roza po luan shah, Maria po pastron shtëpinë. Çfarë po bën motra e pestë?

TANI LEXONI ME POSHTE PERGJIGJET. A I KISHIT GJETUR?

1. Është e thjeshtë, ato ishin mjeke femra, ja pse ai tha se nuk kishte vëllezër.

2. Sërish 10. Asnjëri nuk dilte dot prej akuariumit, se akuariumi ishte i mbyllur.

3. Kanë kundërshtarë të ndryshëm. Nuk është thënë se po luajnë bashkë shah.

4. Mos the gjë 5000? Gabim. Del 4100.

5. Rruga që lidh qytetin me fshatrat fushorë të tij.

6. Janë tre përgjigjë të sakta : 51 dhe 15, ose 42 dhe 24, ose 60 dhe 6.

7. Pardje, dje, sot, nesër, pasnesër.

8. Po luan shah me Rozën, se shahu nuk luhet vetëm.

Related posts