Luke Coffey, hulumtues në Fondacionin Heritage me seli në Washington, i afërt me Republikanët dhe me ndikim te administrata e Donald Trumpit i ka thënë Zërit të Amerikës se dyshon se Shtëpia e Bardhë do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës.
Ai thotë se Kosova është njohur nga 113 shtete dhe se qëndrimi i establishmentit aktual do të mbetet i ngjashëm me administratën e Obamës.
“Nuk besoj se do të ketë ndryshim të politikës në krahasim me administratën e kaluar. Kur e shikoni të gjithë anëtarët e Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë të Trumpit, përfshirë edhe shefin John Bolton, mbështesin fushatën ajrore të NATO’s dhe rolin amerikan në Kosovë. I vetmi dallim ka të bëjë me rifokusimin në gjithë Ballkanin Perëndimor ku po shfaqen sfida të reja dhe se si kjo reflektohet në interesat e sigurisë të SHBA’së” ka thënë Coffey.