Ndjekja dramatike në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara, ka përfunduar me Brittany Nicole Jeffords të hedhur përjashta, pasi policët e zhvilluan një manovër për t’ia rrotulluar veturën.
Kamerat në veturat e policisë, filmuan 24-vjeçaren që përpiqej t’ju shmangej njësitit, që e kishte ndaluar për shkak të shkeljes së rregullave të trafikut.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon makinën e saj që lëvizë me shpejtësi të lartë, duke shkatërruar shumë pjesë të hapësirës rurale, para se të rrotullohet disa herë.
Për fat të mirë, Jefford nuk ka pësuar ndonjë lëndim me pasoja jete dhe pas trajtimit në spital, u dërgua në një qendër ndalimi.
Mbi të rëndon dënimi për mos bindje ndaj urdhrave të personave zyrtarë edhe pasi t’i kenë lëshuar dritat e kaltra, si dhe ngasje të shpejtë dhe të pakujdesshme. /Telegrafi/