Facebook po vazhdon iniciativën e tij për të zhvilluar pajisje që sjellin internet me shpejtësi të lartë.
Sipas dokumenteve të publikuara nga “Wired”, rrjeti social po punon për një satelit në internet që do të “ofrojë në mënyrë efikase aksesin në brez të gjerë në zonat e pambuluara të botës”. Ky satelit do të quhet Athena.
Ky lajm vjen vetëm disa javë pasi Facebook njoftoi mbylljen e projektit Aquila. Kompania tha se nuk do të zhvillonte më dronët të cilët karikoheshin nga energjia diellore dhe të dizajnuara për të fluturuar për periudha të gjata kohore dhe për të transmetuar internetin në pjesët e largëta të Tokës.
Sipas një raporti të shtatorit 2017 mbi zhvillimin e brezit të gjerë, më shumë se gjysma e Tokës nuk ka ende internet dhe se e vetmja mënyrë për t’i sjellëinternet ishte përdorimi i satelitëve.
“Ndërsa ne nuk kemi asgjë të re në lidhje me projektet specifike, ne besojmë se teknologjia satelitore do të jetë një mundësi e mirë për gjeneratën e ardhshme të infrastrukturës me brez të gjerë, duke bërë të mundur lidhjen me bandë të gjerë të rajoneve rurale, ku lidhja e internetit mungon ose nuk ekziston”, tha një zëdhënës i Facebook.
Facebook-u, duke qenë ofruesi i internetit për tregjet e reja në të gjithë globin, ngre mundësinë që ata përdorues të rinj të internetit të bëhen anëtarë të rrjetit të tij social, i cili nga ana e tij zgjeron shtrirjen e tij globale dhe më tej solidifikon perandorinë e tij të reklamimit “online”.