970×90
970×90
970×90
970×90

Çfarë duhet të dini për liberalizimin e vizave ( Video )

Çfarë duhet të dini për liberalizimin e vizave ( Video )

Republika e Kosovës pritet që sot edhe zyrtarisht të marrë lajmin e madh për heqjen e vizave. Kësisoj, komisionari evropian, Dimitris Avramopoulos përmes një konference për media do të konfirmoj se Kosova ka arritur progres dhe kriteret për liberalizimin e vizave janë të plotësuara.

Ndërkohë, çfarë duhet të dinë kosovarët për periudhën e tranzicionit derisa edhe zyrtarisht të lejohen të udhëtojnë lirshëm në shtetet evropiane, transmeton Indeksonline

“Shqiptarët mund të shkojnë në gjitha vendet e BE-së, bëjnë përjashtim Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda. Pasaporta duhet të jetë biometrike dhe maksimumi i qëndrimit do të jetë 90 ditë”.

Më poshtë, ua sjellim fushatën sensibilizuese të Shqipërisë, të cilës në vitin 2010 iu kishin hequr vizat.

Ndër të tjera, aty tregohet se nëse ke dëshirë të punësohesh, atëherë duhet të pajisesh me vizë afatgjatë apo leje qëndrimi.

“Mos rrezikoni të shkelni rregullat e Shengenit sepse humbisni të drejtën ligjore që ju garantohet për heqjen e vizave. Mund t’ju ndalohet hyrja deri në 5 vite”, sqarohet.

Videoja:

Related posts