970×90
970×90
970×90
970×90

Liberalizimi i vizave meritë ekskluzive e Hashim Thaçit

Liberalizimi i vizave meritë ekskluzive e Hashim Thaçit

Komisioneri i BE’së për Çështje të Brendshme Dimitris Avramopoulos ka paralajmëruar sot një konferencë për media në orën 16 e 30. Përkrah tij, do të jetë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Në këtë ngjarje pritet të jepet lajmi që Kosova ka përmbushur kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave.

Siç dihet, në Bruksel, kanë udhëtuar edhe Kryeparlamentari Veseli, Kryeministri Haradinaj, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli dhe Zëvendëskryeministri Gashi.

Por, në ngjarjen e vizave kreditin do ta marrë Hashim Thaçi duke u shfaqur bashkë me Komisionerin Avramopoulos edhe pse Thaçi nuk ka asnjë meritë në këtë proces. Në fakt, është zyrtari që ka dështuar më së shumti për temën e vizave pasi kishte premtuar liberalizim para 8 vjetësh.

Përvec kësaj, Thaçi ka arritur t’i bindë Veselin, Haradinajn, Limajn e Pacollit që t’i shkojnë pas edhe në procesin e dialogut. Ata janë pritur sot te Mogherini, por eksluzivitetin e bisedimeve Vuçiqin e Mogherinin e ka gëzuar vetëm Thaçi.

Related posts