Finale e “çmendur”! Franca sërish në avantazh, Griezmann kthen në gol penalltinë e dhënë me VAR
15/07/2018 17:39
Është duke u zhvilluar në “Luzhniki Stadium” finalja e madhe e Botërorit Rusi 2018, ku Franca dhe Kroacia kërkojnë të bëjnë historinë.
Kroacia e nisi mjaft mirë këtë ndeshje, duke qenë ajo më kërkuese, duke dashur të befasoi që në fillim Francën. Në 10 minutat e para të ndeshje ishin pikërisht kroatët ata që me Perisic e Rakitic u shfaqën rrezikshëm në portën e mbrojtur nga Lloris.
Ishte pikërisht Mario Mandzukic heroi i Kroacisë ndaj Anglisë, por finalja ka nisur tmerrësisht keq për kroatin, i cili në minutën e 18 ka shënuar autogol. Ishte një goditje dënimi dhe krosimi i Griezmann është devijuar pak nga kroati dhe Subasic është mposhtur.
Kroatët kanë reaguar menjëherë dhe avantazhi i Francës nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta. Ivan Perisic ka rritur të barazojë shifrat në minutën e 28-të. Sulmuesi mori një top nga Vida në hyrje të zonës dhe me një goditje fantastike me të majtën realizoi golin e barazimit.
Sërish pas 10 minutash vjen edhe goli i avantazhit për Francën. Arbitri akordon një penallti pasi me anë të VAR pa një prekje të topit me dorë brenda në zonë dhe Griezmann realizoi duke kaluar Francën sërish në avantazh.
Formacionet e dy skuadrave
Franca: Lloris; Pavard, Varane, Umtit, Hernandez; Kante, Pogba, Matuidi; Mbappe, Griezmann, Giroud.
Kroacia: Subasic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic; Brozovic, Rakitic; Rebic, Modric, Perisic; Mandzukic.
Para nisje së takimit, në ceremoninë hapëse të kësaj finaleje, ishte këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi, e cila interpretoi së bashku me Will Smith dhe Nicky këngën zyrtare të Botërorit “Live It Up”.