
Kombëtarja e Belgjikës e ka mundur për të dytën herë Anglinë në Kupën e Botës, për të fituar medaljen e bronztë.
Belgjika ka arritur që në ‘Saint Petersburg’ të mposht 2:0 Anglinë, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë.
Kjo ishte hera e dytë që Belgjika mund Anglinë në Rusi, pas fitores 1:0 në fazën e grupeve.
Meunier në minutën e 4’ pas një asistimi të pranuar nga Chadli, shënoi për 1:0.
Fitoren e Belgjikës e vulosi Eden Hazard, që shënoi në minutën 82’ të ndeshjes.
Belgjika nga botërori i Rusisë largohet me medalje të bronztë, ndërsa Anglia përfundon në vendin e katërt.