Sot kur bëhen 23 vjet nga maskara më e rëndë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, në Srebrenicë. Ndërsa shumë vita pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive.
Kësisoj, identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre. Dhe çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçari.
Ndërsa gjithë ky krim ndodhi, pasi Serbia nisi luftën në 1992 në Bosnje, transmeton Indeksonline
Në prill të vitit 1995 Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi Srebrenicën në veri-lindje të Bosnjës si “zonë të sigurt”. Zona ruhej nga paqeruajtës të OKB-së, të njohur si “kaskat blu”.
Megjithëkëtë më 11 korrik 1995 – në Serbrenicë të Bosnjës u ekzekutuan dhe u masakruan barbarisht mbi 8000 civilë të paarmatosur.
Edhe sot mijëra boshnjakë por edhe njerëz nga e mbarë botë mblidhen sot Bosnje për të kujtuar të rënët.