Policia e Kosovës ka lansëuar një modul online për ta lehtësuar këtë procedurë, por problemi qëndron se në këtë modul figurojnë të papaguara edhe ato gjoba që shoferët kanë paguar.
Tani ata për përsëri duhet t’u drejtohen institucioneve me fletëpagesa si dëshmi që që emri i tyre të hiqet nga lista e personave që kanë obligim ndaj shtetit.
Për qytetarët kjo është një mashtrim nga ana e institucioneve.
Por ka edhe nga ata që këtë e shohin si
Përveç, kësaj qytetarët duhet të dërgojnë dëshminë e pagesës së dënimit në atë stacion policor ku edhe janë dënuar, në mënyrë që të përfshihen në sistem.
Mbi këtë, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku thotë se problemet vijnë si pasojë e mungesës së një sistemi të përbashkët.
“Vlen të theksohet se në mungesë të një sistemi të unifikuar të të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces që përfshijnë: shqiptimin e gjobave nga PK-ja, ndëshkimet/vendimet nga organet e drejtësisë dhe pagesat që realizohen përmes autoriteteve bankare, ekziston mundësia e shfaqjes së ndonjë mosevidentimi të pagesave në kohë optimale, të realizuara nga qytetarët.”
E numri i madh i qytetarëve në stacionet policore për të shlyer emrin e tyre nga sistemi i personave që duhet të paguajnë gjoba, vije pasi që Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë, sa i përket kalimit të kufirit.
Atyre personave që u figuron emri në këtë sistem u ndalohet të kalojnë kufirin.