970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj takon Merkelin

Haradinaj takon Merkelin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar të martën një takim me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, në Londër, ku të dy po qëndrojnë në kuadër të një samiti evropian.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar për detajet e këtij takimi.

Ai ka thënë se Gjermania është shtyllë e fortë e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës. “Ne e kemi partner strategjik në ekonomi dhe politikë. Këtë ia thashë edhe kancelares Angela Merkel, në takimin bilateral që sot e zhvilluam me të”, ka shkruar Haradinaj.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Kryeministri ka bërë me dije se nga Merkeli ka kërkuar mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt transformimit të FSK-së.

“Kancelares Merkel pata rastin t’i tregojë për punën që kemi bërë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe luftimin e korrupsionit. E njoftova edhe për punën në Ligjin e ri për investime strategjike dhe Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman në Prizren, që është garant i partneritetit të fuqishëm ekonomik të Kosovës me shtetin gjerman”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Related posts