970×90
970×90
970×90
970×90

Lirohet “Ballisti”

Lirohet “Ballisti”

Ismail Morina, i ashtuquajturi “Ballisti” është liruar nga paraburgimi të martën, ka njoftuar vetë ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Morina, i cili e drejtoi dronin mbi stadiumin e Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, gjatë ndeshjes kualifikuese për Evropianin 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka njoftuar se është liruar nga paraburgimi në Itali, falë konsullit të Shqipërisë në Itali, Adrian Haskaj.

Ai e ka falënderuar shtetin shqiptar për përpjekjet për ta liruar atë, si dhe Kroacinë dhe Italinë që kanë qenë të paanshme në këtë proces, raporton Gazeta Express/

Beogradi vazhdimisht e ka kërkuar ekstradimin e tij duke e akuzuar për nxitje urrejtje mes popujve. Edhe pse fillimisht e kishin pranuar kërkesën e Serbisë, autoritetet kroate, aty ku Morina ishte mbajtur në paraburgim, pas një seance gjyqësore kishin vendosur përfundimisht ta hedhin poshtë kërkesën e palës serbe, duke mos e ekstraduar në kryeqytetin serb.

Në fillim të këtij viti, ai u transferua në një burg në Itali, në vendin banor i të cilit është prej kohësh.

“Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim,respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time”, ka shkruar Ballisti në Facebook. /Gazeta Express.

Related posts