Nesër, Suhareka do të mbajë ditë zie në përkujtim të pesë viktimave-anëtarë të së njejtës familje që vdiqën sot si pasojë e një aksidenti në trafik në magjistralen Duhël-Suharekë
Lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi sot në magjistralen Suharekë-Duhël ka reaguar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Si kryetar komune në emër të të gjithë qytetarëve,Muharremaj ka shprehur ngushëllime duke thënë se në momente të vështira, bashkëndjenë me familjet e tyre në pikëllim, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu ai ka deklaruar se si kryetar komune do të vendosë ditën e varrimit si ditë zie.
Postimi i plotë:
Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë.
Si Kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushllime.
Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim.
Si Kryetar Komune do të marrë vendim që dita e vorrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës.
Bali Muharremaj