Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte në orët e vona ka qëndruar në shtëpinë e Isa Mustafës. Aty të pranishëm ishin edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Ismet Beqiri, Kujtim Shala e Avdullah Hoti.
Por, nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova, nuk ka qenë fare i informuar për këtë takim.
“Jo, ne nuk kemi mbledhje e as kryesia nuk është takuar. Sikur të ishte mbledh kryesia edhe unë do të isha aty. Unë tani nuk jam në asnjë mbledhje të LDK’së. Ky lajm nuk është i vertëtë. Ne jemi takuar dje, dhe siç është parë nga njoftim kemi dhënë edhe qëndimet e tona për zhvillimet e fundit’.
Ai e ka mohuar po ashtu edhe faktin se Ramush Haradinaj është pjesë e takimit të kryesisë së LDK’së.
Mirëpo, vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se ishte në shtëpinë e Isa Mutafës.
“Sot nga ora 19:00 deri në 20:00 kam qenë në vizitë te familja e kryetarit Isa Mustafa. Aty ishin edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Ismet Beqiri, Kujtim Shala, Avdullah Hoti”, ka thënë Haradinaj.