iPhone X i 2019 mund të jetë telefoni me rrjetin më të shpejtë në botë në sajë të lidhjes 5G, që do të thotë shpejtësi gigabit.
Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar se Samsung Galaxy S10 mund të marrë 5G në janar. Por Apple duken të vendosur për të ndjekur Samsung, për një ndryshim, me lansimin e iPhone të tyre për 2019 si telefonin e saj të komapnisë në5G.
Kjo thashetheme vjen nga burimi Digitimes, që pretendon se burimet e zinxhirit të furnizimit e kanë zbuluar se Apple është në bisedime me MediaTek për një modem 5G. Kjo është një arsye që ne po e marrim këtë me një dozë rezerve. Tjetra është se Apple nuk është zakonisht kompania e parë për të miratuar teknologjinë e re – madje edhe 999 paund iPhone X nuk ka ardhur me LTE-Advanced që telefonat Android me çmim gjysmë më të ultë tashmë e ofrojnë.
Shtojini të gjitha këtyre faktin që rrjetet 5G ka gjasa të mos lansohen plotësisht edhe vitin e ardhshëm kështu që duket e çuditshme që Apple po e shqyrton këtë tashmë.
5G përfaqëson një ndryshim të plotë në mënyrën se si qëndrojmë të lidhur në internet. Do të thotë një lidhje me shpejtësi Wi-Fi, kudo. Kjo duhet të ndryshojë mënyrën se si funksionon gjithçka, dhe me një ndryshim të tillë të shpejtë do të kishte kuptim që Apple të ecte përpara.p