Një tjetër person ka humbur jetën në brigjet shqiptare.
Viktima e rradhës mësohet të jetë një turiste nga Polonia. Polakja Noworycka Peter Iwona, 52 vjeçare u mbyt teksa notonte në vendin e quajtur Kanali i Çukës, në Sarandë.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.