Pas largimit të Donald Lu, Kathleen Ann Kavalec pritet të jetë pasuesja e tij në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.
Kavalec ka marrë nominimin nga presidenti Trump, ndërsa pritet që të marrë një “ok” nga senati amerikan.
Ajo ka një përvojë rreth 30-vjeçare si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.
Kathleen Ann Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore për Ndihmë në Byronë Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim.
Znj. Kavalec e fitoi atë A.B. nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley dhe M.S. nga Universiteti Georgetoën.
Ajo ka shërbyer më 2008-2009 edhe si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil.
Kavalec flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.