970×90
970×90

Kuvendi dështon të konstituohet edhe për herë të 49-të, vetëm edhe tri tentime deri në skadimin e afatit kushtetues

Kuvendi dështon të konstituohet edhe për herë të 49-të, vetëm edhe tri tentime deri në skadimin e afatit kushtetues

Deputetët e Kosovës as sot nuk kanë arritur pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit. Edhe në përpjekjen e 49-të është parë skenar i njëjtë.

VV-ja nuk ka ndryshuar qasje as pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ka konstatuar se kryeministrit Albin Kurti dhe ministrat që janë zgjedhur deputet nuk mund të ushtrojnë funksione ekzekutive njëkohësisht.

Pavarësisht vlerësimeve të qartë të këtij aktgjykimi, VV-ja nuk ka hequr dorë nga skenari i saj, të cilin e ka praktikuar në këta tre muaj që kur ka filluar seanca konstituive.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka vazhduar me refuzimin e edhe të zbatimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Ai edhe sot ua ka ndërprerë fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët dilnin në foltoren e Kuvendit.

Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 50 vota.

Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të hënën në orën 11:00.

Një veprim të tillë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë cilësuar si shkelje të re të Kushtetutës së Kosovës.

Kjo ka bërë që PDK-ja dhe LDK-ja sërish për këtë çështje t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Derisa deputetët bëjnë dështuan përsëri, afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit i vendosur nga Kushtetuesja është duke shkuar drejt fundit.

Në aktgjykimin e fundit, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që Kuvendit duhet të konstituohet brenda një muaj. Ky afat, sipas aktgjykimit, përfundon më 26 korrik.

Megjithatë, Kushtetuesja nuk ka treguar se çka ndodhë, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati.

Për këtë arsyeje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar dërgimin e një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Nëse Kuvendi nuk konstituohet shpejt, ajo ka bërë me dije se do t`i tregohet Kushtetuese për të kërkuar sqarim në lidhje me afatin prej 30 ditësh, i cili përmendet në aktgjykim.

Të enjten, pas kthimit nga vizita në ShBA, ajo ka thënë se është duke e përgatitur lëndën, e cila në fillim të javës tjetër mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse mund të vazhdohet kështu, për çka është vendosë ai afat, pse është i detyrueshëm dhe Kushtetues. Jemi duke përgatitur lëndën për Kushtetuese, nëse edhe këtë vikend nuk ka institucione apo marrëveshje, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës”, ka thënë Osmani.

Related posts