Ka vetëm pak muaj që publiku shqiptar u njoh me një emër të ri në skenën muzikore shqiptare.
Tayna mban emrin këngëtarja e re nga Prizreni që lirisht mund të quhet fenomeni i kësaj vere, shkruan GazetaExpress.
Artistja e re erdhi në bashkëpunim me reperin Don Phenom vetëm një muaj më parë dhe deri më tani ka afro 11 milion klikime në këtë projekt.
Por Tayna nuk u ndal me kaq. Vikendin që shkoi këngëtarja erdhi me këngën “Shqipe”, duke bërë ‘boom’ të menjëhershëm madje duke kaluar edhe artistët më në zë të skenës sonë siç është rasti i Dhurata Dorës, e cila erdhi me “Jake jake”, në të njëjtë kohë, por arriti të klikohet më pak se artistja e re.
Kjo vajzë me një paraqitje dhe stil shumë të veçantë të të kënduarit po shëndrrohet në një konkurente e ashpër e super femrave të skenës./GazetaExpress/