970×90
970×90

2po2 rikthehet me “Frystyle – Psycho ”, një rrëfim autentik i 30 viteve karrierë, fraza ikonike “HAVER” sjell emocion në beat

2po2 rikthehet me “Frystyle – Psycho ”, një rrëfim autentik i 30 viteve karrierë, fraza ikonike “HAVER” sjell emocion në beat

Besniku apo emri artistik i gjitha kohërave 2po2, ka publikuar projektin më të ri muzikor, “Frystyle”, një këngë që shërben si një retrospektivë personale e rrugëtimit të tij 30-vjeçar në skenën hip-hop shqiptare. Me këtë këngë, 2po2 nuk sjell vetëm rimat që e kanë bërë të njohur, por edhe historinë e një udhëtimi artistik që ka ndikuar dhe formësuar muzikën urbane shqiptare për tri dekada, shkruan “Gazeta Projekti”

“Frystyle” nuk është një këngë e zakonshme është një deklaratë. Nëpërmjet vargjeve të saj, 2po2 flet për fillesat e tij, ditët e para të hip-hopit në Kosovë, sukseset e para dhe bashkëpunimet ikonike që i kanë dhënë zë brezave të tërë. Ai përmend me krenari disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës: nga albumet e para solo, tek projektet me emra të mëdhenj të skenës

Përmes një stili që ndërthur freestyle-in me strukturën klasike të storytelling-ut, 2po2 sjell një narrativë të ndërtuar mbi përvojën, besnikërinë ndaj rrënjëve dhe zhvillimin artistik në një industri që ka ndryshuar ndjeshëm ndër vite. Ai nuk nguron të përmendë sukseset, por edhe sfidat, ndalesat dhe rikthimet që kanë formuar artistin që është sot.

Paralajmërimi për një rikthim të madh: albumi i ri në horizont

“Frystyle” nuk është thjesht një retrospektivë – është edhe një paralajmërim. Kjo këngë vjen si hyrje për albumin më të ri të 2po2, i cili pritet të publikohet së shpejti. Reperi ka lënë të kuptohet se ky album do të jetë një përmbledhje e pjekurisë artistike, duke kombinuar nostalgjinë me tingujt bashkëkohorë dhe duke bashkëpunuar me emra të rinj dhe të vjetër të skenës.

Related posts