970×90
970×90

U mbajt Festivali Mbarëkombëtar i Folklorit në Deçan “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

U mbajt Festivali Mbarëkombëtar i Folklorit në Deçan “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Deçani mirëpriti këtë fundjavë edicionin e radhës të Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, një aktivitet që tashmë është bërë simbol i trashëgimisë sonë kulturore dhe bashkimit përmes këngës e lahutës.

Në këtë ngjarje të veçantë u prezantuan shumë grupe rapsodësh nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët sollën para publikut vlerat më të çmuara të folklorit dhe muzikës burimore shqiptare.

Ndër më të dalluarit e festivalit ishin rapsodët Fatmir Miroci, Gazmend Avdyli dhe Edi Ahnetaj, të cilët u vlerësuan me mirënjohje në kategorinë “Grupi më i mirë i rapsodëve”, si një shenjë respekti për talentin dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e këngës epike.

Festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore që ruan e ringjall frymën e traditës shqiptare në zemër të Dukagjinit.

Related posts