
Në bjeshkët e Junikut është krijuar një pamje që tërheq vëmendjen e kujtdo: një liqe artificial, i ndërtuar me iniciativë nga biznismeni Ferat Tofaj, është kthyer në një vend të ri për argëtim dhe aventurë, shkruan Gazeta Projekti.
Disa djem junikas vendosën që sot ta kalojnë vikendin ndryshe. Ata sollën një anije të vogël për të lundruar mbi të. Video dhe fotot e publikuara nga vendi kanë bërë xhiro në rrjetet sociale, duke sjellë shumë reagime pozitive.
“Kemi dashur ta sjellim diçka të re, për veten tonë dhe për vizitorët që vijnë në bjeshkë,” tregojnë ata.
Ky liqen artificial, megjithëse modest në përmasa, është bërë një pikë ndalese për shumë të rinj dhe vizitorë që ngjiten në zonën malore për pushime. Lundrimi mbi anije të vogla në një ambient kaq të bukur natyror është përjetim i rrallë dhe mjaft tërheqës.